Skip to content

Policia jep njoftimin urgjent pas ngjarjes se rende ne Fier! Mesohet se dy persona (detaje)

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Qafa e Koshovicës”, duke lënë të plagosur dy persona.

Raportohet se, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana që ende nuk janë sqaruar. Si pasojë e goditjes së fortë, të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur.

Related article  Drunk Driver Who Killed Bride on Wedding Night Faces Grieving Husband

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani, nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tyre shëndetësore.

Related article  Rama sulmon protestuesit, bën lëvizjen e papritur kundër një qytetarje(foto)

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po merren edhe masa për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Related article  George Soros Connection To Trump ‘Russiagate’ Hoax Discovered

Aksi Fier-Levan konsiderohet prej vitesh një nga segmentet më problematike për aksidentet rrugore, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve rritet ndjeshëm.

Published inNEWS