Skip to content

Ktheu frigorifierin se nuk punonte, pronari me avokaten mbajnë peng klienten

Një konflikt për një frigorifer banak ka përfunduar me arrestimin e pronarit dhe avokates të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, në Tiranë. Sipas policisë, në pranga janë vënë Sefedin Ahmetaj pronar i dyqanit “Zanusi” dhe Edjola Harunaj avokatja e tij, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një përplasje me një kliente.

Related article  Në malësinë e Librazhdit! Rrufetë asgjësojnë tufën e dhive, mrekullia i ndodh bariut, gjendet duke

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur pasi klientja është kthyer në dyqan me pretendimin se frigoriferi banak i blerë nuk funksiononte dhe ka kërkuar rimbursimin e plotë të shumës.

Related article  Chuck Schumer Facing Calls To Be Removed After Move Against ICE Agents

Ktheu frigorifierin se nuk punonte, pronari i Zanusit me avokaten mbajnë peng klienten

Kërkesa është refuzuar nga pronarët, ndërsa situata dyshohet se ka agravuar deri në mbajtjen e saj kundër vullnetit brenda ambienteve të biznesit për rreth dy orë dhe ushtrim dhune ndaj saj.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë së Tiranës, situata është përshkallëzuar edhe me efektivët, ku pronari dhe avokatja dyshohet se kanë kundërshtuar me forcë policinë.

Related article  Poll: Americans think Iran poses a real threat to US security, but split on Israel’s strikes

Sipas njoftimit zyrtar, Edjola Harunaj akuzohet gjithashtu se ka dëmtuar lehtë një punonjës policie gjatë shoqërimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inNEWS