Skip to content

Dalin detajet nga ngjarja ku humben jeten 11 persona

Të paktën 11 persona ndërruan jetë pasi një aeroplan civil u rrëzua në qytetin Tombaline në verilindje të Francës këtë të dielë.

Aeroplani i përkiste një shkolle parashutizmi dhe ishte nisur nga aeroporti Nancy-Essey, por vetëm pak pasi u ngrit në fluturim u rrëzua. Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve lokale mes viktimave janë piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë.

Related article  Pas thirrjeve për t’u bërë kryeministër, Marin Mema reagon publikisht

Forca të shumta policie, zjarrfikëse dhe ekipe emergjence mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën përreth, teksa hetimet vazhdojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ministri i Brendshëm i Francës është nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndjekur nga afër situatën.

Related article  Trump Signs Executive Order to Clear Homeless Encampments and Mandate Treatment
Published inNEWS