Skip to content

Sherri në banesë degradon në ‘maskër’, Policia nxjerr detajet nga ngjarja e rende ne…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pogradec, ku një e moshuar është dhunuar rëndë nga bashkëshorti i saj.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:10, në lagjen nr.1 të qytetit ku shtetasi i 78 vjeçar i identifikuar me inicialet M.SH, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë me një shkop druri bashkëshorten e tij , 69 vjeçare.

Related article  Provokimet e Ramës! Marin Mema kryeministër, Fjoralba Ponari dhe Zhaklin Lekatari ministre? Lista e “kabinetit të ri qeveritar” që po qarkullon në rrjet

Ajo është dërguar fillimisht në spitalin e Pogradecit me urgjencë për ndihmë mjekësore në gjendje të rëndë, ndërsa më tej për shkak të përkeqësimit të gjendjes është dashur ardhja e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë për ta transportuar drejt Tiranës, te spitali i Traumës. Kurse dhunuesi është shoqëruar në Komisariat.

Related article  Qimet në mjekër te gratë: Çfarë i shk*kton dhe kur duhet të shkoni te mjeku

Njoftimi i policisë:

“Pogradec / Informacion paraprak

Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë.

Related article  “Ai tha PO”, shqiptari i famshëm në botë i propozon partnerit të tij për martesë (VIDEO)

78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”

Published inNEWS