Skip to content

Ish-drejtori i njohur përjashtohet urgjentisht nga policia, aryseja E RENDE!

Ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit pas përfundimit të një procedure disiplinore të zhvilluar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Burime bëjnë me dije se vendimi nuk ka marrë ende formë të prerë, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit, i cili do të vendosë përfundimisht mbi masën disiplinore.

Related article  “Unë jetoj në Harem, burri im ka 147 gra”, ja cfare me ben ai kur me vjen radha, habit ish-Missi që u martua me sheikun arab

Berberi ishte pezulluar më herët nga detyra, pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Hetimi disiplinor u iniciua pasi ai thuhet se është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore, ku ka përdorur gjuhë fyese dhe ka ushtruar presion verbal ndaj saj, duke shprehur pakënaqësinë për detyrën e re që i ishte caktuar.

Related article  The 1972 Academy Awards: Why It Remains One of the Most Iconic Ceremonies Ever

Pas raportimit të ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, urdhëroi pezullimin e menjëhershëm të Berberit, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale nisi procedurat për hetimin disiplinor.

Ndërkohë, drejtoresha e Burimeve Njerëzore depozitoi kallëzim penal pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke pretenduar se ishte ofenduar dhe kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Related article  Dgjeneron biseda ne emisionin live, deklaratat e forta

Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, Gentian

Përpara këtij episodi, Gentian Berberi ishte liruar nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Pas largimit nga ky post, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ishte caktuar në sektorin e Analizës.

Published inNEWS