Skip to content

Vetëm pak minuta pasi vrau vëllain e tij, kjo i ndodhi Mehmetit

Policia bën me dije se është sekuestruar edhe thika e përdorur në krim.Gjithashtu, policia bën me dije se është arrestuar dhe një person tjetër për plagosje po me thikë.

Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:-D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në këtë fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç (babë e bir) dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat. 3 shtetasit e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në spital;
-M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.2 mjetet prerëse (thika) që dyshohet se janë përdorur nga autorët e dyshuar për këto krime, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Related article  MAGA Senator Says Trump, 79, Totally Misunderstood GOP Bill

Për të dyja rastet, grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve dhe sigurimin e provave ligjore për dokumentimin e tyre.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Related article  Holly Madison Reveals Inside Scoop On Alleged Playboy Mansion Tunnels To Diddy’s Home
Published inNEWS