Skip to content

Gazetarja e njohur shqiptare jep lajmin e trishte

Gazetarja shqiptare Juli Ndriko ndryshe nga herët e tjera kur ajo shkruan dhe flet për aktualitetin në Greqi, së fundmi ka njoftuar për lajmin që i ka thyer zemrën: vdekjen e vëllait të saj.

“Ka dhimbje që nuk përshkruhen me fjalë. Ka humbje që e lënë shpirtin pa zë. Sot i japim lamtumirën vëllait tonë të vetëm, njeriut që për 47 vite na mësoi çfarë do të thotë forca, durimi dhe dashuria për jetën”e nis reagimin e saj gazetarja Ndriko.

Gazetarja na zbulon se vëllai nuk mundi të sfidonte betejën me sëmundjen e rëndë, ndaj sot mbylli sytë përgjithmonë. Vëllai i katër motrave, babai i tre vajzave, ikja e tij nga kjo botë la pas një plagë të pashërueshme.

Related article  I died for two minutes and was brought back to life... these are the shocking things I saw

Teksa shkruan se tashmë të gjithë do të jetojnë me kujtimet që ai la pas, gazetarja përmbyll reagimin e saj duke theksuar se emri i vëllait të saj do të mbahet mend përgjithmonë, deri në ditën kur rrugët mes tij dhe familjarëve të tij të kryqëzohen sërish.

Related article  'Get Out', Protester Erupts at Trump Ally, Gets Escorted Out by Police

“Ti nuk e humbe betejën. Ti e fitove atë sa herë që u ngrite pas çdo sprove, sa herë që buzëqeshe mes dhimbjes dhe sa herë që zgjodhe të jetosh me dinjitet. Tani pusho i qetë. Ne do të mbajmë gjallë emrin tënd, kujtimin tënd dhe dashurinë tënde, deri në ditën kur rrugët tona të kryqëzohen sërish”shkruan Ndriko.

Published inNEWS