Skip to content

Kerkoi ndryshime ne PS, ‘sulmohet’ Elisa Spiropali

Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali një ditë më parë I bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë një aksion vetëpastrimi në radhët e Partisë Socialiste dhe të largojë nga kjo forcë personat që ajo i quajti si “smerçi”, “ndryshku” apo ‘pehlivanllëqe”.

Deklaratat e Spiropalit janë komentuar nga kryetarja e PS-së së Shkodrës, Mirela Dodaj, e cila ka thënë se “Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali. Sepse para se të kërkosh llogari nga të tjerët, duhet të japësh llogari për veten”.

Related article  Bie Qeveria Rama, diçka e madhe po vjen, thote analisti

“Elisa Spiropali, kur flet për meritokraci, demokraci dhe vetëpastrim, duket sikur po flet për një parti ku nuk ke qenë kurrë pjesë e vendimmarrjes. E vërteta është krejt ndryshe.

Për vite me radhë keni qenë ndër figurat më të privilegjuara të Partisë Socialiste. Prandaj është e vështirë të kuptohet se kujt po i drejtohet thirrja juaj për vetëpastrim.

Related article  Aktivisti PARALAJMËRON Ramën: Nëse nuk jep dorëheqjen deri në shtator, do të…

Të tjerëve apo vetes?

Mbështes plotësisht qeverinë e Edi Ramës dhe reformat që kanë çuar Shqipërinë përpara, edhe në momentet kur ka qenë më e lehtë të bërtasësh sesa të marrësh përgjegjësi. Pikërisht për këtë arsye besoj se askush nuk duhet të sillet sot si gjykatës i të tjerëve, pasi ka qenë pjesë e pandarë e çdo procesi, çdo vendimmarrjeje dhe çdo problemi që sot kërkon të denoncojë.

Related article  Pas 20 vitesh karriere ne PD tradhtoi Berishen e u bashkua me Ramen, trondit zyrtarja e larte me deklaraten pas emerimit

Nëse vërtet duhet të nisë një proces vetëpastrimi në Partinë Socialiste, atëherë do të ishte e ndershme të fillonte nga ju, Elisa Spiropali.

Sepse para se të kërkosh llogari nga të tjerët, duhet të japësh llogari për veten”- shprehet Mirela Dodaj, kryetarja e PS së Shkodrës.

Published inNEWS