Skip to content

Nderron jete në moshë të re mësuesi dibran, simpatizani i flaktë i socialistëve Besjan Cibaku

Një lajm i trishtë është mësuar së fundmi pasi është ndarë nga jeta në një moshë të re mësuesi dibran Besjan Cibaku.

Lajmi i kobshëm është mësuar menjëherë pas reagimeve prekëse të bëra në rrjet nga të afërm, miq e kolegë të Besjanit, të cilët dje i dhanë lamtumirën e fundit.

“Sot me hidhërim të thellë përcollëm para kohe për në banesën e fundit Mësuesin, kolegun e ish/nxënësin tim, mikun e shokun e të gjithëve – Besjan Cibaku .  Me plot kuptimin e fjalës, vdekja e parakohëshme e Tij “Ju dhims dhe drurit” dhe tronditi jo vetëm Familjen, fisin Cibaku, Sohodollin e Dibrën, por dhe shokët e kolegët kudo, sidomos në Tiranë, prandaj ngushëllime respekte e falenderime për to” shkruan në postimin e tij mësuesi Neki Hysa.

Related article  Trump Admin Broke Rules about Ghislaine Maxwell

Ikja në moshë të re e mësuesit ka lënë pas një plagë të pashërueshme për familjen Cibaku, të afërmit, kolegët e tij e jo vetëm.

Besjani njihet si një simpatizant i flaktë i Partisë Socialiste, për të cilën në rrjet bëne me dhjetarë dedikime duke vlerësuar e nxjerrë në pah kontributin e politikanëve socialistë që dhanë ndër vite në të mirën e vendit.

Madje, postimi më i fundit në Facebook-un e Besjanit rezulton të jetë bërë para afro një jave nga dita kur ai mbyllur sytë përgjithmonë. Bëhet fjalë për përkrahje të protestës që prej ditësh organizohet në Tiranë në mbrojtje të flamingove e në kundërshtim të investimeve amerikane në Shqipëri.

Related article  DNC Chair Ken Martin: “They Want a Fight? We’ll Give Them One!”

Postimi më i fundit i Besjan Cibakut: 

“Edhe drurit i është dhimbsur!” Vdes në moshë

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Cibaku për humbjen tragjike të djalit të tyre. 

Reagimi i mësuesit Neki Hysa:

Sot me hidhërim të thellë përcollëm para kohe për në banesën e fundit Mësuesin, kolegun e ish/nxënësin tim, mikun e shokun e të gjithëve – Besjan Cibaku .

Me plot kuptimin e fjalës, vdekja e parakohëshme e Tij “Ju dhims dhe drurit” dhe tronditi jo vetëm Familjen, fisin Cibaku, Sohodollin e Dibrën, por dhe shokët e kolegët kudo, sidomos në Tiranë, prandaj ngushëllime respekte e falenderime për to (me përfaqësues Avokat Ilir Bodini ).

 Të qoftë dheu i lehtë i dashur, Zoti të martë në krahët e Tij, siç e meriton!

Reagimi për ceremoninë mortore të Besjan Cibakut:

Related article  US Attorney Pirro Lays Down Law: Parents Need to Stop 'Teen Takeovers' or Face Jail

Të Allahut jemi tek ai do kthehemi.

Me zemër të thyer ju njoftojmë se u nda parakohe nga jeta , Besjan Cibaku. Ai la pas kujtime të paharrueshme dhe një zbrazëti të madhe.

Varrimi do të bëhet sot, më datë [21.06.2026], ora [ 13:00], në varrezat e Fshatit Sohodoll , Peshkopi.

Do të të  kujtojm gjithmon si djalin e zgjuar dhe zemërgjerë.

Te qoft dheu i leht Besi

Published inNEWS