Skip to content

Shoqeruan gazetarin e njohur, Policia ben reagimin urgjent! Njerr detajet qe nuk diheshin

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me shoqërimin e gazetarit Osman Stafa në ambientet e komisariatit, pas një incidenti të ndodhur mes tij dhe disa personave të tjerë në Sheshin Skënderbej.

Policia bëri me dije se ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë.

Sipas “bluve” të Tiranës, gazetari Stafa ka kallëzuar se është sharë, ofenduar dhe gërvishtur nga dy persona, duke pësuar dëmtime të lehta.

Related article  GOP’s Cornyn Says Patel Agreed To Allow FBI Arrest AWOL Texas Dems

Ndërsa dy personat e tjerë pretendojnë se konflikti ka nisur pasi gazetari u ka kërkuar llogari lidhur me mospraninë e tyre në tubimin e zhvilluar në qytet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.06.2026, rreth orës 22:00, pranë sheshit “Skënderbej”, është njoftuar Policia për një konflikt ndërmjet disa shtetasve.

Related article  Protestuesit ne dere, Edi Rama me MESAZHIN e fortë: Shtrëngoni dhëmbët, mos hiqni…

Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilat kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar në Komisariat personat e përfshirë.

Konkretisht, shtetasin O. S., gazetar, i cili ka kallëzuar se është sharë, ofenduar dhe gërvishtur nga shtetasit Z. N. dhe M. P., duke pësuar dëmtime të lehta.

Related article  America's longest-running TV evangelist fighting for his life after medical emergency

Nga ana tjetër, shtetasit Z. N. dhe M. P. kanë deklaruar se konflikti ka nisur pas një debati verbal me shtetasin O. S., pasi ky i fundit u ka kërkuar llogari lidhur me mospraninë e tyre në tubimin e zhvilluar në qytet.

Në lidhje me këtë rast po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Published inNEWS