Skip to content

Cfare po ndodh para Kryeministrise? Situata tensionohet, protestuesit nuk largohet, por Policia…

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar tensione përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit që kanë qëndruar gjatë natës në bulevard janë përballur me thirrjet e Policisë për të liruar hapësirën publike dhe për t’u larguar nga zona.

Related article  BE ndryshon rregullat e fluturimeve/ Ja çfarë përfiton çdo pasagjer, fëmijët do të ulen pranë prindërve

Përmes megafonit, forcat e rendit u kërkuan qytetarëve të zhbllokonin qarkullimin, duke paralajmëruar se mosrespektimi i urdhrit do të sillte ndërhyrje dhe masa sipas parashikimeve ligjore.

Related article  Doctors reveal that eating figs causes…

“Në rast se rruga nuk lirohet, Policia do të veprojë në përputhje me ligjin”, ishte mesazhi i përcjellë nga efektivët.

Megjithatë, protestuesit reaguan menjëherë ndaj paralajmërimeve, duke brohoritur në mënyrë të njëzëshme sloganin “Rama, jepe dorëheqjen” dhe duke vijuar qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë.

Related article  E trishtë! Ndahet nga jeta papritur artisti dhe profesori i madh shqiptar,

Tensione para Kryeministrisë, policia kërkon largimin e protestuesve:

Published inNEWS