Skip to content

Lajm i dhimbshem per vendin, nderron jete mjeku shume i dashur per shqiptaret

Mjeku dhe intelektuali çorovodas, Maksim Musabelliu, apo Maksi siç e thërrisnin të gjithë, është ndarë papritur nga jeta pasditen e së premtes. Lajmin e trishtë e ka konfirmuar familja dhe miqtë e tij të shumtë, të cilët janë tronditur nga ikja e parakohshme.

Doktor Maksi konsiderohej si një nga figurat më të ndritura të qytetarisë çorovodase, stomatolog, humanist, filantrop i njohur dhe Qytetari më i ri i Nderit i Skraparit.

Related article  Nancy Mace Says She’ll Be ‘Trump In High Heels’ After Announcing Bid For Governor

Largimi i tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për mbarë komunitetin që pati fatin ta njohë dhe ta ketë pranë. Ai ishte një njeri i rrallë, i kompletuar në çdo përmasë të jetës së tij: në kulturë, në profesionalizëm, në fisnikëri dhe në qytetari.

Ndahet papritur nga jeta mjeku stomatolog Maksim Musabelliu, ishte Qytetari

Por mbi të gjitha, ai do të kujtohet për dritën e shpirtit të tij, për zemrën e madhe dhe për bujarinë e pakufishme me të cilën prekte jetët e njerëzve.

Related article  Edhe pak nis protesta gjigande, Rama reagim urgjent: Ka dy fjale per protestuesit!

Ata që e njihnin, shkruajnë se Doktor Maksi ishte nga ata njerëz që bënin mirë në heshtje, pasi nuk fliste kurrë për bamirësitë dhe ndihmën që u jepte të tjerëve, nuk kërkonte lavdi e as mirënjohje publike. Ai besonte se e mira duhet bërë thjesht sepse është e drejtë të bëhet.

Related article  A Life of Quiet Excellence and Dedication — Remembering a Character Actor Who Helped Shape Television’s Golden Era

“I lindur në Tomorr, në Dervish Iljaz, në atë truall të bekuar ku historia, besimi dhe fisnikëria njerëzore ndërthuren natyrshëm, ai mbeti gjatë gjithë jetës bir i denjë i atyre rrënjëve. Ndoshta prej tyre buronte edhe urtësia, thjeshtësia dhe madhështia e tij njerëzore”, shkruan Zylyftar Hoxha, nga Orakujt e Tomorrit.

Published inNEWS