Skip to content

Protesta e qytetareve! Vjen reagimi paralajmerues i Bashkimit Evropian: Ne fund te Qershorit…

Protestat qytetare që po zhvillohen prej 17 ditësh në Tiranë dhe që kanë gjetur mbështetje edhe nga diaspora shqiptare në Europë, SHBA dhe Australi, kanë marrë vëmendje edhe në institucionet europiane.

Gjatë një diskutimi në Parlamentin Europian në Bruksel, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg u ndal te situata në Shqipëri dhe te arsyet që, sipas saj, kanë nxjerrë qytetarët në rrugë.

Related article  Identity of superyacht engineer accused of slashing throat of 'golden girl' crew member in Bahamas revealed

Sipas saj, shqiptarët kërkojnë zhvillim ekonomik, por jo në kurriz të nevojave bazë të qytetarëve.

“Shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta. Sigurisht që ata duan zhvillim ekonomik, por jo me çdo kusht. Për sa kohë që nevojat bazë nuk plotësohen, si uji, shëndetësia dhe një pagë dinjitoze, ata kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike po shkojnë për qytetarët apo për një grup të privilegjuar.“, tha ajo.

Related article  Donald Trump issues chilling new threat to Iran after ‘totally unacceptable’ peace proposal

Eurodeputetja holandeze paralajmeroi gjithashtu se në fund të muajit qershor do të vizitojë Shqipërinë për t’u njohur nga afër me situatën.

“Në fund të qershorit do të udhëtoj drejt Shqipërisë për të dëgjuar dhe për të gjetur ide që mund t’i marrim me vete, në mënyrë që të ndihmojmë,” u shpreh ajo.

Related article  Paris Jackson Breaks Her Silence on the Mysterious Upper Floors of Neverland Ranch

Deklaratat e Strolenberg vijnë në një moment kur protesta në Shqipëri po vijon për të 17-ën ditë radhazi. Pjesëmarrësit shprehen se po protestojnë kundër klasës politike që ka qeverisur vendin gjatë 35 viteve të demokracisë, duke ngritur shqetësime që lidhen me korrupsionin, emigrimin, vështirësitë ekonomike dhe problematikat në shërbimet publike.

Published inNEWS