Skip to content

Kush janë dy vajzat e mitura që u mbytën në Lezhë? (EMRAT E TYRE)

Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, dy vajza të moshave 9 dhe 11 vjeçe nga Fushë-Kruja, janë mbytur këtë të premte në plazhin publik të Tales në Lezhë. Ato janë futur në det për t’u larë dhe kanë dalë prej andej të pajeta.

Related article  Lauren Sánchez Bezos Says She Lost 2 Lbs. Hours Before 2026 Met Gala by Doing a 'Unique' Routine

Është e paqartë se në çfarë rrethanash dy vajzat e mitura janë lënë të pashoqëruara në plazh, derisa janë futur në det dhe janë rrëmbyer nga dallgët.

Fatkeqësisht, Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha janë mbytur në thellësi dhe menjëherë në zonë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare nga deti dhe ato të DVP Lezhë nga toka, ndërsa një ndihmë të madhe kanë dhënë dhe pushuesit.

Related article  Ngjarje e rëndë në Gjilan me humbje jete

Trupat e dy vogëlusheve të moshave 9 dhe 11 vjeçe, janë konstatuar disa metra larg bregut dhe shërbimet e Policisë së Lezhës në bashkëpunim me pushuesit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen në breg.

Related article  “My 8-Year-Old Kept Complaining About Her Bed at Night — What the Security Footage Showed Broke Me”

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 12:50 në plazhin e Tales dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Published inNEWS