Skip to content

Tragjedi e rende! Mbyten te del dy femije (Ja si i kishin emrat)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Tale të Lezhës, ku dy të mitura kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.

Të miturat, të cilat janë të moshave 9 dhe 11 vjeçe, janë identifikuar si Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, nga Fushë-Kruja. Ato dyshohet se janë mbytur teksa ndodheshin në një plazh publik të pamenaxhuar, dhe të pashoqëruara nga askush. Trupat e tyre të pajetë janë nxjerrë nga deti me ndihmën e pushuesve dhe policisë dhe janë transportuar për në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës.

Related article  "Mos bëj asnjë lëvizje se do vras veten", shefi i Policise nxjerr te gjitha detajet qe nuk i kishim degjuar: “Rozalinda kishte...”

Mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Related article  Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet "prerje kokash"? Flitet se Rama...

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Related article  Killer's disgusting revenge on prosecutors as he is sentenced for gunning down mother of his child while infant was in her arms

Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit”

Published inNEWS