Skip to content

Dje u njoftua per gjetjen e trupit te pajete, sot dalin te reja DETAJE TRONDITËSE nga vra sja e Eglant Koçit

Pas më shumë se dy javësh kërkime intensive, policia ka gjetur ditën e djeshme një trup të dekompozuar në një zonë të thellë malore, në humnerë, në fshatin Cerujë, mes Tiranës dhe Elbasanit. Dyshimet e para të grupit hetimor qenë se bëhej fjalë për Eglant Koçin, 34-vjeçarin që rezultonte i zhdukur prej datës 4 qershor. Teksa kanë qenë familjarët e tij, që shkuan në vendngjarje sapo morën vesh lajmin, ata të cilët bënë të mundur identifikimin e trupit të Eglantit.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë, pasi mësohet se nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë është konstatuar një plagë tejshpuese në pjesën e pasme të kokës, e dyshuar të jetë shkaktuar nga një armë zjarri. Teksa trupi i pajetë i 34-vjeçarit është dërguar në morg ku do t’i nënshtrohet një ekspertize të detajuar mjekoligjore.

Related article  My Husband Took His Female Colleague to My Inherited Lake House for ‘Business Trips’ — But He Had No Idea I’d Already Installed Cameras

Kujtojmë se ditën e djeshme një trupi i pajetë i 34-vjeçarit u konstatua nga dronët e policisë në një humnerë të vështirë për t’u aksesuar. Në vendngjarje u angazhuan forcat speciale RENEA për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe kryerjen e procedurave të identifikimit.

Fund tragjik për misterin e zhdukjes së Eglant Koçit? Dronët zbuluan trupin në humnerë, SAGA e hetimeve: Nga pamjet e fundit te gjaku që u gjet në “Porschen” e mikut të tij
Si ndodhi ngjarja?

Eglant Koçi u pa për herë të fundit më 4 qershor në zonën e sheshit “Ëilson” në Tiranë, teksa lëvizte me motomjet. Nga pamjet e publikuara edhe nga Neësbomb.al i riu shihej edhe në një servis automjetesh, vetëm pak orë para se të humbte çdo kontakt me familjarët.

Një ditë më vonë, më 5 qershor familjarët denoncuan zhdukjen e tij në polici, duke vënë në lëvizje autoritetet. Gjatë ditëve në vijim specialistët e Krimeve të Rënda arritën të gjenin motomjetin e 34-vjeçarit pranë zonës së “5 Majit”, ndërsa më pas identifikuan edhe ambientin ku ai dyshohet se ishte dërguar pas rrëmbimit.

Related article  House investigator gives Trump officials explosive update on sanctuary mayor probe

Sipas hetuesve, nga ky ambient ka dalë vetëm autori i dyshuar Armand Shakaj i njohur ndryshe si “Mand Dhelpra”, i cili dyshohet se më pas ka transportuar 34-vjeçarin me automjet.

Hetimet janë përqendruar kryesisht te një konflikt i mundshëm që lidhet me kriptovalutat. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Koçi posedonte në telefonin e tij një sasi të konsiderueshme asetesh digjitale, pistë që konsiderohet ndër motivet kryesore që mund të kenë çuar në rrëmbimin dhe më pas eliminimin e tij.

Policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shakaj, i cili dyshohet si autor i rrëmbimit dhe vrasjes së të riut, mikut të tij. Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.

Related article  Snapchat Photo Leads Police to Horror Scene, Man Confesses to Killing Mother During Exorcism

Një tjetër element i rëndësishëm i dosjes lidhet me automjetin tip “Porsche” që dyshohet se është përdorur për transportimin e trupit. Sipas hetimeve më 6 qershor Shakaj dyshohet se ka përdorur edhe një karrotrec për të lëvizur automjetin drejt zonës së Ibës, me qëllim shmangien e kontrolleve policore dhe fshehjen e gjurmëve.

Verifikimet e kamerave të sigurisë kanë ngritur dyshime se trupi i 34-vjeçarit mund të jetë mbajtur në automjet për rreth një ditë e gjysmë pas humbjes së kontakteve me familjarët.

Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuar, ekspertët kriminalistikë konstatuan njolla gjaku në brendësi, të cilat janë dërguar për analiza laboratorike. Rezultatet e ekspertizës pritet të luajnë një rol kyç në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Published inNEWS