Skip to content

‘U fut në TikTok’/ Fero lë pas të shkuarën, konfirmon romancën e re: Jam i dashuruar

Ish-reperi i njohur Fero ishte i ftuari special në “The Elite Way” në ATV, aty ku zbuluar për herë të parë se është i dashuruar. Fero tregoi se ka nisur një lidhje të re, e madje shtoi se është shumë romantik, por nuk zbuloi identitetin e partneres së re.

Related article  Burgu i Korçës si kabare, Kush është VIP-ja shqiptare që hyri në takim 'special' me Laert Haxhiun (Dalin fotot)

Biseda në studio:

Fero: Jam i dashuruar dhe të them të drejtën nuk ma merrte mendja që do të dashurohem prapë, por jam dashuruar këtë herë si asnjëherë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt kosovarë, shqiptarë që asnjëri prej tyre nuk janë më romantikë se unë. Iu bëj diss në romantizëm.

Related article  🛑 Alarm në San Pietro Resort, Gjarpërinj në lulishte dhe plehra të grumbulluara – pushuesit në panik

Elita Rudi-Më trego një gjest romantik që ke bërë për të dashurën.

Fero: Çdo gjë që unë bëj për të është romantizëm, por kam qejf që lidhja ime të jetë konfidenciale, private dhe jemi në fillim të lidhjes.

Related article  Befasuese/ Ja çfarë thosht Valbona për Big Brotherin, nuk do ta besoni

Madje, Elita i përmendi një video që po qarkullon në rrjet, ku shfaqet Fero në Tiktok dhe i shkëlqejnë sytë pasi në live i futet e dashura, emrin e së cilës e lexoi kur ajo iu bashkua video-live.

Published inShowbizz