Skip to content

Detaje te reja nga ngjarja e rende ndodhur ne Maliq

Detaje të reja janë bërë publike mbi profilin e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që dyshohet se vrau efektivin e Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, dhe plagosi kolegun e tij, Edison Adri, gjatë operacionit të zhvilluar në zonën e Lozhanit.

Duke raportuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, gazetari Artin Halili tha se policia kishte siguruar informacione operative për vendndodhjen e 43-vjeçarit në malin e Bodes, ku prej vitesh ai jetonte në një kompleks stallash të ngritura prej tij.

“Policia e Korçës kishte marrë informacion në rrugë operative se shtetasi 43-vjeçar Violand Braçellari ndodhej në stan në malin e Bodes, të fshatit Lozhan. Brenda disa orësh kanë organizuar një plan pune për të shkuar dhe për të bërë të mundur arrestimin e tij. Më pas ndodhi edhe ajo çfarë ndodhi, duke lënë pas një viktimë, Enea Mekolli, polic i ‘Shqiponjave’ dhe i plagosur kolegu i tij, Edison Adri”, deklaroi Halili.

Related article  Del e plote ngjarja e ndodhur sot ne Tirane

Sipas gazetarit, Braçellari rezultonte prej rreth një dekade në kërkim dhe për kapjen e tij ishin zhvilluar më herët disa operacione policore.

“Ai është prej 10 vitesh në kërkim nga Policia e Korçës. Ka pasur disa aksione të forcave RENEA për të bërë arrestimin e tij. Nuk ishte kërkuar ndihmë nga RENEA për ndërhyrjen. Ai kishte disa vite që ndodhej atje në stan. Ai kishte ngritur një kompleks stallash. Kishte kohë që jetonte aty me nënën e vet. Duhet theksuar që s’ka qenë aq shumë i fshehur saqë policia mos kishte informacion”, u shpreh gazetari.

Related article  Nuk ishin pare kurre ne mes te Tiranes, por sot iu ‘bashkuan’ PROTESTES! Nuk do ta besoni çfarë po ndodh në Tiranë!

Halili zbuloi gjithashtu një episod të ndodhur dy vite më parë, kur sipas tij 43-vjeçari kishte dhunuar rëndë një bari të zonës pas dyshimeve se ky i fundit kishte shkaktuar një zjarr në mal.

“Para dy vitesh ka rënë një zjarr masiv në malin e Bodes. Në këtë periudhë është shfaqur Braçellari. Në këtë periudhë ai ka dhunuar një tjetër bari të zonës, që sipas të dhënave që kemi siguruar, jo vetëm e ka dhunuar fizikisht, por për një orë e ka tërhequr zvarrë nëpër pyll, me kalin e vet, pasi mendonte se bariu i kishte vendosur flakën pyllit. Më pas është gjetur i lidhur në një pemë”, tha Halili.

Related article  Ish-ministri nxjerr VIDEON: Kjo është ekorta që u fut në burgun e Peqinit

Ngjarja ku mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli dhe u plagos një tjetër punonjës policie ka tronditur opinionin publik, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të operacionit dhe dinamikës së përplasjes me 43-vjeçarin.

Published inNEWS