Skip to content

E PAPRITUR, aeroporti i madh gjerman mbyll deren per aeroportin shqiptar

Kompania që menaxhon aeroportin e Mynihut ka vendosur të mbyllë degën e saj në Shqipëri duke braktisur përfundimisht projektin për menaxhimin e Aeroportit të Vlorës.

Kapitali ka mësuar se bordi i drejtorëve të shoqërisë Munich Airport International GmbH ka vendosur mbylljen përfundimtare të degës së hapur në Shqipëri, përmes likujdimit të saj.

Related article  Cfare eshte kjo qe po paralajmeron Rama? Postimi i tij i fundit TRAZON rrjetin

“Bordi i drejtorëve ka vendosur që është në interesin më të mirë të shoqërisë t’i ndërpresë veprimtaritë e degës së saj në Shqipëri dhe të fillojë proçedurat përkatëse të likujdimit dhe çregjistrimit në përputhje me legjislacionin shqiptar,” thuhet në vendimin e Bordit të Munich Airport International GmbH.

Related article  Rritje pensionesh dhe bonuse të reja?/ Ja çfarë mund të përfitojnë të moshuarit në shtator…

Kompania që menaxhon aeroportin e Mynihut erdhi në Shqipëri në mars të vitit të kaluar me qëllimin e vetëm për operuar Aeroportin e Vlorës.

Sipas kontratës koncesionare, kompania ndërtuese Vlora International Airport është e detyruar ta japë tek një kompani me eksperiencë operimin 35 vjeçar të aeroportit të Vlorës, pasi asnjë prej aksionerëve të saj, si Mabco e Pacollit ashtu dhe 2A Group e Valon Ademit, nuk kanë përvojë në operimin e aeroporteve.

Related article  Çka i ndodhi tash Endrit Thaçit ne shesh VIDEO
Published inNEWS