Skip to content

Itali – Humb jetën 23-vjeçarja shqiptare, shkoi në spital për të vjella, por…/ DETAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Padova të Italisë, ku shqiptarja Ariana Herri, 23 vjeçe, ka ndërruar jetë në spitalin e Padovës nga miokarditi fulminant.

Mediat italiane shkruajnë se gjithçka filloi me simptoma të lehta, si kolla dhe ftohja, të përjetuara pas pjesëmarrjes në mbrëmjen e Panevin tradicional të Maserada. Në ditët në vijim, sëmundja u përkeqësua duke i shkaktuar vështirësi në të ngrënë, të vjella të vazhdueshme, gjë që bëri familjen t’i drejtohej spitalit.

Related article  Tragjedi / Shqiptarja hidhet nga dritarja për t’i shpëtuar bashkëshortit dhunues

E transportuar fillimisht në Ca’ Foncello në Treviso dhe më pas në Padova, Ariana iu nënshtrua kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’ia dilte dhe ndërroi jetë.

Related article  Karamuço zbulon marrëveshjen e fr*kshme të PD-PS: Si do e shkrijnë GJKKO vetëm që...

Autopsia e kryer sot do të jetë vendimtare për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Muajt ​​e fundit e reja kishte vuajtur nga sulme paniku dhe takikardi, të lidhura me një periudhë të vështirë pas përfundimit të një lidhjeje. Ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe punoi si banakiere në Maserada.

Related article  E rende - familjaret, gjejne te varur 31 vjecaren

Lamtumira e fundit do t’i jepet të hënën më 27 janar në ora 15:00 në varrezat komunale të Maseradës.

Published inLajme