Skip to content

E turpshme/ Deputeti kapet me presh në duar duke vjedhur valixhe në aeroport. Emri…

Portugali-Një politikan i ekstremit të djathtë në Portugali është akuzuar për vjedhjen e valixheve në disa aeroporte dhe për pasojë është dëbuar nga partia e tij.

Policia mori në pyetje Miguel Arruda të martën në aeroportin e Lisbonës dhe e akuzoi atë për vjedhje të bagazheve pasi disa nga valixhet e humbura dyshohet se u gjetën në shtëpinë e tij, shkruan The Guardian.

40-vjeçari mohoi çdo akuzë, duke i thënë transmetuesit TVI të enjten se është i pafajshëm.

Related article  Vjen me pushime në Shqipëri, por gjermanit i ndodh e papritura!

Unë jam duke u kryqëzuar në sheshin publik … por derisa të provohet e kundërta, unë jam i pafajshëm”, citohet të ketë thënë ai.

Arruda, i cili vendosi të qëndrojë në kuvend si i pavarur, kërkoi heqjen e imunitetit të tij parlamentar. Anëtarët e ish-partisë së tij Chega e përshëndetën Arrudën gjatë seancës parlamentare të së premtes.

Presidenti i asamblesë, José Pedro Aguiar-Branco, i tha Arrudës të ulej në pjesën e pasme të dhomës, ku zakonisht ulen ligjvënësit pa parti.

Related article  Tronditet vendi/ Djali shuhet në lule të rinisë

Mediat lokale raportuan se policia kishte pamjet e kamerave që tregojnë deputetin duke marrë valixhen e tij dhe një të dytë, më të vogël nga karuseli i bagazheve dhe më pas dyshohet se e futi të dytën brenda valixhes së tij më të madhe.

Related article  Arti në zi, shuhet një nga më shquarit e botës!

Arruda u mbrojt duke thënë se pamjet e sigurisë mund të ishin krijuar nga inteligjenca artificiale.

“Përballë këtyre rrethanave nuk mund ta lejoj atë të vijojë aktivitetin në grupin parlamentar”, tha presidenti i Chega-s, André Ventura, të enjten pas një takimi me Arrudan.

Po ashtu disa media të tjera pretendojnë sse Arruda kishte shitur në internet gjërat që kishte në valixhe./

Tags: deputet

 

Published inLajme