Skip to content

Nënë e bijë bien me makinë në ujë, ja si arritën të shpëtonin mrekullisht!

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Siracusa të Italisë, ku një turiste britanike dhe vajza e saj 5-vjeçare u shpëtuan pasi makina ra në det në ujërat e portit të vogël të Ortigia.

Sipas raportimeve, gruaja humbi kontrollin e mjetit gjatë një manovre dhe makina ra menjëherë në det. Britmat e saj dhe të vajzës tërhoqën vëmendjen e dy kalimtarëve, të cilët u hodhën në ujë dhe arritën t’i nxirrnin të dyja nga rreziku në kohë rekord.

Related article  Pse Irani sulmon natën, zbulohet strategjia që fshihet pas kësaj taktike

Në vendngjarje mbërritën policia lokale dhe zjarrfikësit. Pasi kontrolluan që gjendja shëndetësore e nënës dhe vajzës ishte e mirë dhe ato refuzuan ndihmën e mjekëve të urgjencës, u nisën operacionet për nxjerrjen e makinës nga uji.

Related article  Gjesti shpërthen kundër produksionit: “Mos më thirrni në…”

Gjatë operacionit u rikuperuan edhe dokumentet, celulari dhe sende të tjera personale të gruas që kishin mbetur brenda makinës. Përveç kësaj, u riparua edhe zinxhiri i sigurisë dhe pengesat e betonit që ishin hedhur në det nga impakti i fortë i makinës.

Related article  Sot është një gazetar i njohur shqiptar, e njihni dot vogëlushin në foto
Published inLajme