Skip to content

Protesta e PD-së, reagon Ilir Meta: 22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të Lirisë

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjete sociale mbi protestën e mbajtur sot nga Partia Demokratike. Ai shkruan se “22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të Lirisë” dhe se qytetarët treguan revoltën e tyre dhe e goditën narkoregjimin.

Reagimi i plotë

Related article  Pasioni u kthýe në trágjedi, vdès 24-vjèçárja nga Durrësi, mesazhi i dhímbshëm i motrës

“22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të Lirisë. Mirënjohje të gjithë shqiptarëve, nga Tirana dhe mbarë vendi, që me revoltën dhe zemëratën e tyre i dhanë sot një grusht Narkoregjimit.

Dhuna ndaj protestuesve paqësorë, rrëmbimet e qytetarëve dhe sulmi i narkopolicëve ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dëshmojnë panikun e thellë të Edi Ramës dhe pushtetit të tij që do shembet nën këmbët e sovranit!

Related article  Fatura sekrete e familjes Netanyahu: 470 mijë dollarë për imazhin

Edi Rama është tashmë thjesht një frikacak i trembur gjer në palcë, që fshihet poshtë çizmeve të Narkopolicisë. Asgjë nuk ja ndryshon dot fundin atij! Tani fjalën e ka populli dhe vetëm ai do të vendosë!”-shkruan ai.

Related article  Alarmante në Vlorë! Pak pas mesnate mbulohen nga flakët dy automjete

Kujtojme se diten e djeshme Ilir Meta ka ofruar edhe garanci monetare per te synuar lirimin e tij nga burgu.

Published inPetravu