Kapacitetet balistike të Iranit janë vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas një sulmi të synuar ndaj bazës strategjike amerikano-britanike në Diego Garcia, rreth 4.000 kilometra larg territorit iranian.
Sipas vlerësimeve të fundit, raketat iraniane mund të kenë një rreze veprimi deri në 4.500 kilometra, më e lartë se vlerësimet e mëparshme prej rreth 3.000 kilometrash.
Nëse kjo rreze konfirmohet, raketat e lëshuara nga pjesa perëndimore e Iranit mund të arrijnë teorikisht në zona të gjera të Evropës Perëndimore, deri në jug të Anglisë. Pra me rrezen e re, Shqipëria ndodhet në “syrin e ciklonit”.
Megjithatë, vendet evropiane mbështeten në një rrjet të gjerë mbrojtjeje ajrore të NATO-s, që përfshin sisteme radarësh në Turqi, instalime Aegis Ashore në Rumani dhe Poloni, si dhe prani detare të aleatëve në Mesdhe.
Sistemet kryesore të mbrojtjes përfshijnë interceptorët SM-3, të cilët synojnë të neutralizojnë raketat jashtë atmosferës përmes goditjes direkte, si dhe sistemet THAAD dhe Patriot, që përdoren për fazat përfundimtare të interceptimit.
