Skip to content

E FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në vend- Një burrë vret vëllain e vet

Tragjedia në Klinë/ Vdes personi që u plagos me armë. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur sot jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.

Burime të IndeksOnline pohojnë se incidenti ka ndodhur ndërmjet dy vëllezërve, teksa viktima F.I., nuk iu bëri ballë plagëve.

Related article  Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatilit, dyshohet për...

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës.

Related article  I doli video int*me me një mashkull, reagon ashpër Vserlo: Ia kam kaluar dhe...

Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.

Related article  Tronditëse! I riu vret të fejuarën pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi - VIDEO
Published inLajme