Skip to content

Turbulenca të forta në fluturimin nga Los Angeles për në Sydney, plagosen pesë persona

Turbulenca janë regjistruar në një fluturim të kompanisë ajrore Delta Air Lines nga Los Angeles drejt Sydney-t të premten (20 mars), duke lënë të paktën pesë persona të lënduar, sipas mediave australiane.

Fluturimi 41 i Delta-s u përball me turbulenca të shkurtra gjatë uljes në aeroportin e Sydney-t, deklaroi një zëdhënës i kompanisë për BBC.

Related article  Pamje te renda, Ish-banorja e Big Brother Albania dhunon vajzën e mitur të burrit (VIDEO)

Si pasojë e turbulencave, u lënduan të paktën katër anëtarë të ekuipazhit, ndërsa nuk raportohet për pasagjerë të dëmtuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, pesë persona u ekzaminuan, nga të cilët tre u transportuan në spital me lëndime të lehta, përfshirë dhimbje shpine dhe dhimbje koke. Moshat e tyre varionin nga 30 deri në 70 vjeç.

Related article  Tm*rr i madh! Pamje h*rror në plazhin e njohur, dalin në breg 5 k*foma

Ky është rasti më i fundit i këtij lloji, ndërsa ekspertët theksojnë se ndryshimet klimatike janë një faktor i rëndësishëm që ndikon në shtimin e turbulencave.

Related article  Kjo nuk pritej - Zegjineja në festë! I vjen e mira e madhe

Në bordin e avionit Airbus A350 ndodheshin 245 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. Sipas zëdhënësit të Delta-s, avioni u ul “në mënyrë të sigurt dhe normale” në aeroportin e Sydneyt.

Published inLajme