Skip to content

Tragjike/ Ra nga skela, ndërron jetë shqiptari

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në punë në Itali. Viktima është 52-vjeçari Murat Tafçiu, i cili ra nga një skelë në një kantier ndërtimi në qendrën historike të Modenës.

Related article  E fundit! Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar, detajet

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të djeshëm. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht 52-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Related article  Do dilte videoja e skandalit politik? Blendi Fevziu zbulon te verteten befasuese, ja pse ia ndali TV Klan emisionin

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa kompania e ndërtimit ku punonte Tafçiu ka deklaruar se po bashkëpunon me institucionet për sqarimin e aksidentit.

Related article  Moti i cmendur edhe në Shqipëri, stuhi të forta ere dhe shiu godasin Vlorën! VIDEO

Murat Tafçiu, me origjinë shqiptare dhe banues në Cavezzo, ishte baba i katër fëmijëve.

Published inLajme