Skip to content

Çfarë ndodhi në BBVA? Kërkohet Zarf i Zi për Mirin, pamjet bëhen virale

Një video nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” po qarkullon në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një moment tensioni mes Mirit dhe Artanit, i cili ka ndodhur në ambientet e kuzhinës dhe ka mjaftuar për të ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e programit.

Related article  “Kjo është java e ndryshimeve dhe surprizave”, parashikimi nga Meri Gjini

Sipas pamjeve, Miri shihet teksa e shtyn Artanin me krah. Ky veprim fizik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke qenë se rregullat e “Big Brother” janë të qarta dhe ndalojnë rreptësisht çdo lloj kontakti fizik apo agresioni mes banorëve.

Related article  Kujtonte se e tradhtonte gruaja dhe mori dedektiv privat, burri nga Tirana shokohet nga ajo që zbulon

Tashmë, një pjesë e madhe e komentuesve në rrjet po kërkojnë marrjen e masave nga Vëllai i Madh, duke kërkuar specifikisht një “Zarf të Zi” për Mirin. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim apo vendim zyrtar nga ana e produksionit për këtë ngjarje.

Related article  Mimistria e Qeverise Rama dorehiqet nga ky post i rendesishem

Mbetet për t’u parë gjatë spektaklit të sotëm nëse ky veprim do të analizohet dhe do të ketë masa konkrete, apo nëse do të konsiderohet thjesht si një debat i kaluar brenda dinamikave të shtëpisë.

Published inPetravu