Skip to content

Çfarë ndodhi në BBVA? Kërkohet Zarf i Zi për Mirin (Dalin pamjet)

Një video nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” po qarkullon në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një moment tensioni mes Mirit dhe Artanit, i cili ka ndodhur në ambientet e kuzhinës dhe ka mjaftuar për të ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e programait.

Related article  Përsëritet tragjedia e Klosit në Gramsh, Masivi i dheut pranë HEC-it zë poshtë dy persona (EMRAT)

Sipas pamjeve, Miri shihet teksa e shtyn Artanin me krah.

Ky veprim fizik ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke qenë se rregullat e “Big Brother” janë të qarta dhe ndalojnë rreptësisht çdo lloj kontakti fizik apo agresioni mes banorëve.

Related article  Horoskopi, 3 prill 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

A post shared by BlertaBytyçi (@big_brother.daily)

Tashmë, një pjesë e madhe e komentuesve në rrjet po kërkojnë marrjen e masave nga Vëllai i Madh, duke kërkuar specifikisht një “Zarf të Zi” për Mirin.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë reagim apo vendim zyrtar nga ana e produksionit për këtë ngjarje.

Related article  Zhdukja e 15-vjeçares “ngriti në këmbë” Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris reagim mbi fatin e Merina Sylës

Mbetet për t’u parë gjatë spektaklit të sotëm nëse ky veprim do të analizohet dhe do të ketë masa konkrete, apo nëse do të konsiderohet thjesht si një debat i kaluar brenda dinamikave të shtëpisë.

Published inLajme