Skip to content

Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt, bashkëshorti në lot

Pamje të rënda janë publikuar nga ngjarja e regjistruar këtë paradite në kryeqytet, ku në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë një grua, identiteti i së cilës ende nuk dihet, është përplasur për vdekje.

Sipas informacioneve paraprake, autoboti me ujë goditi gruan, e cila po lëviste me një motor të vogël elektrik. Përplasja rezultoi fatale, pasi viktima nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Related article  Autobusi me turistë del nga autostrada, 53 të plagosur

Pamjet nga vendi i aksidentit janë tronditëse ku trupi i pajetë i gruas shihet i shtrirë në tokë, ndërsa pranë saj ndodhet edhe mjeti i saj elektrik, i dëmtuar nga përplasja. Zona është rrethuar menjëherë nga forcat e policisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e urgjencës.

Related article  Alarmohet Librazhdi një 20-vjeçare e humbur prej 3 ditësh

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se pas aksidentit kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës. Bashkëshorti i saj është parë në gjendje të rënduar, teksa ka shpërthyer në lot pranë vendit ku humbi jetën shoqja e tij e jetës.

TRAGJEDI NË TIRANË! Trupi i gruas ende i shtrirë në asfalt,

Familajret e viktimes, bashkeshorti i saj

Ndërkohë, drejtuesi i autobotit nuk është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është fotografuar i tronditur dhe i frikësuar, teksa ka pritur mbërritjen e efektivëve të policisë për vijimin e procedurave ligjore.

Related article  Skandal Se**sual: Prezantuesi i njohur jep dorëheqjen

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa ende nuk ka një informacion zyrtar nga Policia me qëllim për të zbardhur dhe identitetin e viktimës si dhe të shoferit që shkaktoi aksidentin.

Published inLajme