Skip to content

I FUNDIT – Lajm i rende per finalisten e BBV

Krismat e armëve të zjarrit kanë alarmuar mëngjesin e sotëm qytetin e Gjakovës, ku një person ka mbetur i vrarë ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Sipas të dhënave fillestare, viktima është Rasim Binakaj, 38-vjeçar, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri.

Related article  Vjen i nxehti Afrikan ! Njihuni me kushtet atmosferike

Si i dyshuar për këtë rast përmendet N.Z., pronari i lokalit “My Place”. Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në incident dhe, pas ngjarjes, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Related article  Tronditje në Tiranë: Gjendet i pajetë një 48-vjeçar pranë ish-Stacionit të Trenit

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i Rasim Binakajt është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit, ndërsa policia është vënë në kërkim të të dyshuarit.

Related article  Rekord/ Për vetëm 3 ditë i ndryshoi jeta, ja sa para janë mbledhur për Parashqevi Simakun

Ndërkohë, viktima Rasim Binakaj raportohet të jetë xhaxhai i Elijona Binakaj, ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4.

Published inLajme