Skip to content

Pronari i lokalit shkakton ngjarjen tragjike

Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar. Vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident.

Po ashtu Indeksonline mëson se dorasi në këtë rast dyshohet të jetë Nexhdet Zymberaj. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.

Related article  E lënduar në shpirt, Hana trondit babain: Dhe fjalën në mes të rrugës, më fejove për tri ditë, por ja ç’më bëri burri!

Indeksonline mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit ku Zymberaj dyshohet se ka plagosur dhe vrarë klientët e tij brenda lokalit.

Gjakova është tronditur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë 38-vjeçari, Rasim Binakaj. Nga ky incident me armë zjarri, përveç viktimës, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, ndërsa i dyshuari kryesor është pronari i lokalit ku ndodhi krimi.

Related article  Fituan zemrat e shqiptareve dhe Europes, por jo jurive! Vjen reagimi i forte i Shkodra Elektronike

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Related article  Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, NATO tërhiqet nga Iraku!

Viktima e këtij rasti është identifikuar si Rasim Binakaj, rreth 38-vjeçar.

Published inLajme