Skip to content

12 kongresmenë në SHBA bëjnë levizjen urgjente për shqiptarët!

“Shtetet e Bashkuara të mos pakësojnë numrin e ushtarëve në Kosovë”. Ishte kjo thirrja e qartë dhe e drejtpërdrejtë nga kongresmenë dhe senatorë, republikanë e demokratë, ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, përmes një letre drejtuar atij.
Ata shprehin shqetësim të thellë mbi raportimet se administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton të tërheqë një pjesë të ushtarëve nga misioni i KFOR-it.

“Në një kohë të brishtësisë së shtuar politike dhe të rritjes së ndikimit dashakeq në Ballkanin Perëndimor, një reduktim i parakohshëm i pranisë amerikane rrezikon të destabilizojë jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin më të gjerë, veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën. Ju bëjmë thirrje të ruani nivelin e forcave amerikane për të mbrojtur interesat e sigurisë kombëtare të ShBA-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në letrën e 12 Kongresmenëve dhe Senatorëve.

Related article  Opinionistia e BBV flet për Sara Hoxhën: E kisha menduar shumë të ftohtë

Ligjvënësit amerikanë theksojnë se pakësimi i personelit ushtarak do të ndikonte dialogun Prishtinë-Beograd dhe do të krijonte mundësi për aktorë të rrëzikshëm për të destabilizuar rajonin.

Related article  Hoxhë Ahmed Kalaja flet për rrezikun që i kanoset besimtarëve pas Ramazanit

“Mbi të gjitha, Rusia ka bllokuar aktivisht njohjen e pavarësisë së Kosovës. Duke marrë shkas nga kjo, inteligjenca tregon se nuk ka ndryshim në ndikimin malinj të Rusisë në rajon, prandaj ne nuk duhet të ulim numrin e trupave të SHBA dhe të krijojmë hapësirë shtesë për aktivitetin e Rusisë”, vijon letra e 12 Kongresmenëve dhe Senatorëve.

Related article  Dalin detaje te reja per gruan shtatzane qe humbi jeten

Kjo thirrje vjen pas deklaratave të shumta të presidentit amerikan, Donald Trump, se vendosi paqen mes Kosovës dhe Serbisë. Letra e kongresmenëve dhe senatorëve është raportuar nga media të shumta, përfshirë The Hill. Një zyrtar i NATO-s i tha kësaj gazete se nuk ka ndryshime të rëndësishme që po merren në konsideratë për KFOR-in. SHBA-të aktualisht kanë pothuajse 600 trupa të vendosura në misionin paqeruajtës. (A2 Televizion)

Published inPetravu