Skip to content

Aksident i rende

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë–Ersekë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona. Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Related article  Vizë për në SHBA? Ambasada Amerikane në Tiranë njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Menjëherë pas aksidentit, të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Kolonjës dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor Korçë, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

Related article  Nisen goditjet me te fuqishme, ja cpo ndodh ne Lindjen e Mesme!

Ndërkohë, policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, duke respektuar rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të ngjashme.

Related article  Një djalë i vogël vdes pasi nëna e la në makinë të nxehtë për orë të tëra për të bërë një ndërhyrje estetike
Published inLajme