Skip to content

Mëngjesi nis me dridhje Toke ne vend. Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 2.5 ballë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri.

Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja ka ndodhur më 3 mars 2026, në orën 06:30:56 UTC (07:30 me orën lokale), me epiqendër në koordinatat 41.419 gjerësi veriore dhe 20.125 gjatësi lindore.

Related article  Lajm i madh, Greqia merr vendimin e bujshëm, përfitojnë mijëra shqiptarë

Epiqendra ndodhej rreth 27 kilometra në lindje-verilindje të Tiranës dhe 11 kilometra në jugperëndim të Bulqizës, në një thellësi prej 15 kilometrash.

Related article  Incident gjatë udhëtimit të Ramës drejt Napolit, i riu përfundon në duart e policisë italiane pas zbritjes nga avioni (VIDEO)

Për shkak të magnitudës së ulët, tërmeti konsiderohet i lehtë dhe zakonisht nuk shkakton dëme materiale. Deri në këto momente nuk raportohet për pasoja apo probleme.

Related article  Berisha dhe Rama janë takuar fshehurazi në Rinas! Salianji nxjerr sekretet

Shqipëria ndodhet në një zonë me aktivitet të moderuar sizmik dhe lëkundje të tilla regjistrohen herë pas here, veçanërisht në zonën e Dibrës dhe Tiranës.

Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.

 

Published inPetravu