Skip to content

Alarmante në Vlorë! Pak pas mesnate mbulohen nga flakët dy automjete

Dy automjete janë përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 pas mesnate në zonën e Skelës në Vlorë. Banorët e lagjes kanë konstatuar zjarrin në një automjet tip foristradë Mercedes, i cili kishte marrë flakë në pjesën e përparme, në zonën e motorit.

Related article  Aksident me vd*kje! Makina bie në greminë, raportohet për vikt*ma

Bazuar në informacionet paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë edhe një automjet tjetër tip BMW, i cili ndodhej i parkuar pranë mjetit.

Related article  Erion Veliaj do të dalë nesër nga burgu? Avokati Plarent Ndreca ben deklaraten bombe dhe jep detajet

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakeve. Megjithatë, të dy mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Po ashtu edhe policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë, si edhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve përreth.

Related article  Selin shp*rthen ndaj Juelës: Ia ke futur në gojë, debati i plote

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Published inPetravu