Tri ditë para natës së madhe të finales, opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Olta Gixhari, ka surprizuar ndjekësit me një veprim krejt të papritur. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga një destinacion bregdetar në Spanjë, duke lënë të kuptohet se po “rimbush bateritë” për mbrëmjen vendimtare.
Fotot tregojnë Oltën në një ambient relaksues buzë detit, larg zhurmës dhe tensionit të finales, në një moment qetësie që vjen pas një sezoni intensiv. Edhe këtë edicion, Gixhari ka qenë një nga figurat më të komentuara të “Prime”-ve, duke i dhënë spektaklit më shumë adrenalinë dhe dinamizëm me opinionet e saj të drejtpërdrejta.
Ndërkohë, finalja e madhe e “BBVK”-së do të mbahet të premten, më 27 shkurt. Mbetet për t’u parë nëse kjo arratisje e shkurtër do t’i shërbejë Oltës si energji shtesë për një finale që pritet të jetë mes më të ndjekurave dhe më të debatuarave të sezonit.

