Skip to content

Publikohet video e momentit të vrasjes së Egli Pashollari (kujdes pamje të rënda)

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin pasditen e 20 shkurtit, ku Egli Pashollari, i njohur me nofkën “Çerri i Parkut”, është masakruar me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, në një zonë të populluar dhe në një orar me qarkullim të lartë qytetarësh.

Sipas informacioneve të siguruara nga Euronews Albania, janë publikuar pamjet e momentit tragjik, ku shihet qartë se Gazment Buçpapaj ka goditur me thikë 31-vjeçarin, plagë që rezultuan fatale për jetën e tij.

Related article  Sali Berisha nxjerr mesazhet personale me Edi Ramen: Ja si me k rcenoi para disa ditesh, por u pendua kur

Nga videoja e siguruar, mësohet se Pashollari sapo kishte zbritur nga automjeti i tij, një BMW Seria 7 me ngjyrë të bardhë, kur është sulmuar menjëherë nga Buçpapaj, partnerja e tij dhe një person tjetër. Fillimisht viktima është goditur fizikisht nga disa persona, ndërsa në një moment kritik, Gazment Buçpapaj e ka qëlluar me thikë nga pas.

Related article  Lajmi i fundit/ Arrestohet ministri dhe disa ish-ministra

Edhe pse disa kalimtarë janë përpjekur të ndërhyjnë për të ndalur konfliktin, ngjarja ka ndodhur me shpejtësi të madhe dhe brenda pak sekondash situata ka degraduar në përdorimin e armës së ftohtë, duke i marrë jetën të riut.

Published inLajme