Skip to content

Lajm i mirë rreth ekzekutimit të shtesave për fëmijë dhe lehona

Ju njoftojmë se janë ekzekutuar me sukses shtesat për fëmijë dhe lehona për muajin dhjetor 2025.

Procesi i pagesave është përfunduar në përputhje me procedurat ligjore dhe administrative në fuqi, duke garantuar realizimin korrekt dhe në kohë të përfitimeve financiare për të gjithë përfituesit e regjistruar.

Related article  Meri Gjini bën parashikimin e fortë: Mes Ramës dhe Berishës, ja kush i fiton zgjedhjet sipas yjeve

Mjetet financiare janë transferuar në llogaritë përkatëse të përfituesve, sipas të dhënave të evidentuara në sistem.

Ky proces synon mbështetjen e vazhdueshme të familjeve dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve, duke siguruar që ndihma financiare të arrijë tek përfituesit në mënyrë transparente dhe të rregullt, shkruan Kontabilisti.info.

Related article  Fatos Nano e birësoi, s'e ndau nga fëmijët e tij! Klajd Nano ben gjestin e madh krah Xhoanes, Sokolit e Edës!
Published inLajme