Skip to content

Murati del me postim për shtesat e fëmijëve

Më poshtë postimi i Muratit: Opozita dhe shtesat për fëmijë Shtesat për fëmijë fillimisht thanë që nuk bëhen, sepse s’ka buxhet. Pastaj kur u gjet buxheti dhe u bënë shtesat, thanë që janë pak e i përqeshën si vitra.

Tash kur i rritëm e do t’i dyfishojmë përsëri në 90 euro në muaj për mandatin që vjen, opozita kanë filluar e po premtojnë se do t’i bëjnë shtesat nga 50 euro në muaj.

Por a ka kush që u beson opozitës, të cilët për 20 vite me radhë asnjëherë nuk u kujtuan që Kosova kishte fëmijë dhe duhej mbështetur?

Related article  Kush do të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Berisha

Me heret Ministri në detyrë i Financave dhe kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, ka bërë me dije nëse do t’i fitojnë zgjedhjet dhe formojnë qeverinë e re, shtesat për fëmijë do të bëhen 90 euro në muaj.

Po ashtu, ai ka thënë se nga viti i ardhshëm me qeverinë Kurti, nënat lehona për gjashtë muaj do të paguhet nga 500 euro në muaj.

Related article  Tragjike ne Tirane, U rrëzua nga tarraca e pallatit ku banonte tezja, ndërron jetë 14-vjeçari

“Me rritjen e pagës minimale në 500 euro, nga viti i ardhshëm me Qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat lehona në 500 euro/muaj. Pra 6 muaj nga 500 euro, secila nënë lehonë e papunë do të marrë 3,000 euro nga shteti.

Shto këtu edhe shtesat mujore të fëmijëve që do të rriten, 12×90 euro, që i bie 1,080 euro. Pra veç në vitin e parë, mbi 4 mijë euro mbështetje për nënat e reja.

Related article  Shuhet në moshën 20-vjeçare 'ylli' i njohur

Ndërsa shtesat për fëmijë vazhdojnë nga 1,080 euro në vit, deri në moshën 16 vjeçare. Në total pra, për secilin fëmijë, shteti jep mbi 20 mijë euro që nga lindja e deri në moshën 16-vjeçare. Kur ka pasur këso qeverie më përpara? Mos lësho pe!”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Published inLajme