Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik, ku një e mitur 13 vjeçare është abuzuar seksualisht disa herë në grup, nga 6 djem, të mitur, 3 prej të cilëve shqiptarë.
Mediat greke raportojnë se e mirura, është me origjinë nga Filipinet, dhe makthi për të ka nisur që në muajin shkurt dhe ka zgjatur deri në prill, ndërsa aktet e rënda janë filmuar dhe janë ndarë në rrjetet sociale nga të miturit që abuzuan seksualisht me të.
Autorët do të përballen me akuzat për veprat penale të përdhunimit, akteve seksuale me ose para të miturve, pornografisë për hakmarrje, pornografisë me fëmijë dhe shkeljes së Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
