Skip to content

Shabani u ben goditjen e forte deputeteve te PD! Publikisht u terhoqen, por ne privat me thane… Kush jane ata?

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, në emisionin “Opinion” foli për 85 votat që mori në Parlament për t’u zgjedhur në këtë detyrë. Endrit Shabani tha se roli i tij është opozitar, njësoj si në kohën kur ai ishte aktivist ndërsa theksoi se ata që e votuan janë zgjedhur nga shqiptarët.

Endrit Shabani tha se është i njëjti njeri siç ishte dhe dje ndërsa shtoi se do të mbrojë qytetarët shqiptarë kur abuzohet ndaj tyre nga efektivët e policisë, ministra, kryeministra, etj.

“Ata janë, 140 deputetë që janë zgjedhur me votat e shqiptarëve. Shqiptarët zgjodhën që këta të shkojën në parlament. Roli i Avokatit të Popullit nuk është pjesë e qeverisë por një rol opozitar. Monitoron punët e qeverisë, mbron qytetarët, denoncon korrupsionin e qeverisë. Denoncon kur qytetarëve iu marrin pronën padrejtësisht. Bën atë që kam bërë kur kam qenë aktivist.”-tha Shabani.

Related article  Erioni e mundi në Kushtetuese, trondit Rama: Koha që Veliajn ta...

Shabani deklaroi më tej se është përgjegjësi publike të përfaqësojë një institucion kushtetues.

“Më the që u zgjodha me firmat e opozitës. Kur u hap gara, ka qenë periudha kur ne kishim vendosur, një koalicion për betejën e Tiranës. Front i gjerë opozitar. Takova deputetë të të gjitha partive, personalisht. I kam kontaktuar të gjithë ata që shikon aty. Një refuzoi, se donte një kandidate tjetër të preferuar. Takova deputetë të PS, miq, më thanë nuk firmosim dot se e kemi vendim politik, se i takon opozitës. PS do gjykonte për kandidatët që do vinin nga opozita. Mblodha firmat, janë dhe parti të vogla. Nuk bisedova me Berishën.”-tha Shabani.

Related article  Loredana në “Grande Fratello”?/ Shokon gazetari: Jozi duhet të…

Kur deputetët e PD thanë se u tërhoqën nga firmat e tyre, Shabani deklaroi se nuk i takon të interpretojë më tej.

“Mua më duheshin 28 firma. Mblodha 35, duke menduar se dikush do vendosej në siklet për shkak të luftës së brendshme në PD dhe do më kërkonte t’i hiqja emrin nga lista. I hoqën firmat pasë mbarimit të afateve. Nëse do vinin para afateve, unë e kuptoj, Por të tërhiqesh pasi ka mbaruar gara, e shoh si përpjekje për të prishur procesin dhe për t’më nxjerrë nga garra. Ligjërisht, parimi i sigurisë juridike. Një e drejtë e fituar, nuk mund të përdoret procedura për t’ia marrë një individi për ta nxjerrë nga gara. Pavarësisht qëndrimeve të tyre, mua më kanë uruar privatisht.”-tha Shabani.

Related article  Tragjedi ne Shqiperi, një viktimë dhe 8 te djegur rende nga flaket, ne rrezik shtate fshatra dhe qindra banore
Published inShowbizz