Skip to content

E pabesueshme, ndodh ajo qe nuk e priste askush ne Big Brother Vip Albania, nuk kishte ndodhur kurre

Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët e parë, ethet e garës tashmë veç se kanë nisur.

Sonte u mbajt nata e dytë Prime, ku pritet të qartësohen shumë nga dilemat që kanë shoqëruar shikuesit gjatë këtyre tre ditëve të para të këtij edicioni.

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi.

Stenaldo Mëhilli, 28 vjeç ka lindur në Fier dhe sot jeton me nënën dhe vëllanë. Rruga e tij jetësore është shënuar herët nga një ngjarje e rëndë, vrasja e të atit, e ndodhur kur ai ishte vetëm tre muajsh. Kjo humbje e hershme ka ndikuar strukturën e sistemit familjar dhe ka pozicionuar nënën si figurën qendrore të lidhjes emocionale dhe funksionale përgjatë gjithë zhvillimit të tij.

Related article  Gjesti kapërceu murin e shtëpisë/ Rastet kur kjo ka ndodhur në botë dhe çfarë dënimi ka dhënë Vëllai i Madh

Në moshën 6 mujore, si shkak i një infeksioni të rëndë, ai humb shikimin.

Pavarësisht kësaj ai i ka përballuar vështirësitë pa u vendosur në rol viktime dhe në dëshirën për t’u vlerësuar për aftësitë, përpjekjet dhe arritjet e tij, e jo nga rrethanat personale apo karakteristikat fizike.

Ka marrë pjesë në The Voice, për të ndjekur ëndrrën e tij për muzikën, por një tjetër pasion i madh ka qënë gazetaria. Ka punuar në Top Albania Radio dhe e kujton si një nga periudhat më të bukura të jetës.

Related article  “Borxhe e tradhti…” avokati: Çfarë e shtyu Murselin të porosiste vrasjen e Liridonës

Më pas, largimi në Gjermani për të punuar e ka bërë edhe më të pavarur.

Stenaldo mësoi të gatuante, të orientohej në rrugët e qytetit edhe pse nuk përjashton që në shumë raste është gjendur edhe në rrezik e vështirësi.

Rikthimi në Shqipëri vjen si pamundësi e nënës së tij, për t’u përshtatur me jetesën në Gjermani.

Big Brother-in e ka ëndërruar prej vitesh dhe mendon se do të jetë eksperienca që do i japë një drejtim të ri personal dhe profesional.

Related article  I FUNDIT - Putin i çon mesazh Trump: Po nis luftën e madhe, përgatitu

“Unë në Big Brother hyj për të qenë i barabartë me të tjetër. Big Brother është mali më i lartë që unë ngjis në hapat e jetës”, është shprehur ai.

Nuk do që të trajtohet ndryshe, ka shumë armë për të luftuar në garë dhe thotë se në asnjë moment nuk do të viktimizohet.

Nuk e sheh veten si përfaqësues të komunitetit të personave me dëmtim të shikimit, por dëshiron të jetë natyrshëm një model pozitiv, që përmes funksionimit të përditshëm dhe arritjeve personale kontribuon në reduktimin e paragjykimeve sociale.

Published inLajme