Skip to content

U thyen kodet e PC të Dumanit? Gazetari zbulon detajet: E-mailet e 2 Prokurorëve të SPAK u..

Gazetari Eni Ferhati tregoi në një emision televiziv tha se ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismailaj u mor sot zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme lidhur me dosjen e hakerimit të email-eve të prokurorëve të SPAK-ut.

Ferhati tha se Ismailiaj bashkë me 2 personat e tjerë të marrë të pandehur akuzohen për grup kriminal në kuadër të të cilit është mundur të thyhen kodet e e-maileve të 2 prokurorëve të SPAK.

Related article  SPAK kërkon heqjen e imunitetit për Taulant Ballën? Reagon Prokuroria e Posaçme

Nga e-mailiet e tyre raportohet se janë marrë dy materiale që më pas janë shpërndarë te persona me pushtet politik, çka sipas tij të krijon përshtypjen se interesi ka qenë politik.

Related article  Horoskopi, e shtunë, 15 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

“Ky grup personash që për shkak të disa pasuordeve jo shumë të forta të emaileve të prokurorëve të SPAK kanë mundur të ndërhyjnë në emailet e dy prokurorëve, kanë marrë aty disa materiale.

Nuk është prekur, është tentuar por nuk është prekur emali i Dumanit. 2 prej prokurorëve iu janë marrë 2 materiale dhe këto janë shpërndarë te disa persona edhe me pushte politik edhe në administratë me një lidhje të çuditshme por që të krijon përshtypjen që kanë pasur interes politik. Mendoj se interesi ka qenë politik, zyrtarë shumë të larët i kanë marrë këto informacione”, tha Ferhati.

Related article  Çmenduri në Tiranë! 'Hajde merre vajzën se nuk është e vi*gjër', dhëndri kujtohet pas një muaji martesë (detajet)
Published inLajme