Skip to content

Dëshmitarja, ja arsyeja perse nderroi jete kengetari i madh SHEMI

Artisti i njohur, Shemsi Krasniqi (i lindur më 1955), është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në banesën e tij në Prishtinë.

Siç mëson ekskluzivisht Sinjali, rrethanat e ngjarjes kanë qenë dramatike. Gjithçka ka nisur kur një grua me inicialet F.B., e cila kishte shkuar në banesën e të ndjerit për të pastruar, ka vërejtur një përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes së tij shëndetësore.

Related article  Gjesti e Xheneta ndejnen bashkë pas Bigut, reagimi i Eglit është shokues

Sipas raportimit të Sinjalit, dëshmitarja ka tentuar t’i japë ndihmën e parë, por në momentin që ka dalë nga banesa për të marrë ujë, dera është mbyllur, duke e bërë të pamundur rikthimin brenda. Kjo ka detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë, e cila ka hapur derën me forcë.

Related article  Zjarret tronditin Shqiperine, pas nje viktime dhe tete te plagosurve, evakuohen te gjithe pacientet e spitalit ne...

Fatkeqësisht, Njësia e Emergjencës që arriti në vendngjarje mundi vetëm të konstatonte vdekjen e artistit.

Dyshimet e para dhe gjetjet në vendngjarje
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, forenzika dhe Mjekësia Ligjore. Nga ekzaminimi fillestar i trupit nuk janë vërejtur shenja dhune.

Megjithatë, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në xhepin e xhaketës së viktimës është gjetur një paketim i zbrazët i një pilule për stimulim seksual. Ky detaj ka ngritur dyshimet fillestare se artisti mund të ketë pësuar infarkt si pasojë e përdorimit të këtij bari.

Related article  Fshati protestoi me arkivol kunder PS, por rezultati i zgjedhjeve eshte i padegjuar me pare (foto)

Me urdhër të prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Published inLajme