Skip to content

Misteri i madh i Big Brother Albania!

Kanë kaluar vetëm 48 orë nga nata e parë e spektaklit (20 dhjetor), ku 14 banorë hynë zyrtarisht në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, por duket se numri i tyre nuk është ai i vërteti.

Faqja zyrtare e programit ka publikuar sot një video misterioze, e cila paralajmëron se shtëpia fsheh ende sekrete.

Related article  Analisti i njohur plas bomben: Cdo grup kriminal futi deputetin e vet, ja detajet

Në klipin promovues thuhet shprehimisht: “Shtëpia hapi dyert. 14 banorë, por jo të vetmit. Çfarë po fsheh Vëllai i Madh?”.

Ajo që shton edhe më shumë dyshimet është një bisedë e shkurtër e shkëputur në video, ku një nga banorët, Miri, pyet: “A ka mundësi që ata të jenë këtu brenda shtëpisë?”.

Related article  Kengetari Luiz Ejlli ben reagimin e papritur, duke iu kthyer rende te gjithe atyre qe...

Përgjigja e moderatorit Ledion Liço është po aq enigmatike: “Mund të jetë një, mund të jenë dy, mund të jenë tre”.

Related article  Tmerr në Adriatik, 19-vjeçarja vdes gjatë fluturimit me parashutë! E reja po xhironte...

Kjo lë të kuptohet se brenda mureve të shtëpisë mund të jenë fshehur konkurrentë të tjerë që në natën e parë, pa dijeninë e banorëve aktualë.

Misteret pritet te dalin në spektaklin e radhës, të martën në orën 21:00.

Published inLajme