Një debat i ashpër ka shpërthyer orët e fundit në rrjetet sociale mes Anaid Kalotit dhe Luiz Ejllit, duke rikthyer në vëmendje tensionet që lidhen me “Big Brother VIP”, produksionin dhe figurat kryesore të tij.
Gjithçka nisi nga një reagim i gjatë i Anaid Kalotit në InstaStory, ku ai, pa ia përmendur drejtpërdrejt emrin, ka thumbuar hapur Luiz Ejllin. Anaidi sugjeroi se “dramat nuk shesin më” dhe se betejat me produksionin tashmë kanë marrë fund, duke lënë të kuptohet se vazhdimi i këtij narrativi nuk i shërben askujt.
Në qendër të reagimit të tij ishte Kiara Tito, të cilën Anaidi e mori hapur në mbrojtje. Ai renditi disa nga sukseset e saj në Top Channel, nga “Portokalli” te “Big Brother VIP Fan Club”, duke theksuar se Kiara është një figurë profesionale dhe mirënjohëse ndaj mundësive që i janë dhënë.
“Në shumicën e rasteve ne burrat prishim punë, kur gjasme zotohemi të mbrojmë gratë nga e padrejta, sidomos ato të suksesshmet…”, shkruan Anaidi, një frazë që është interpretuar gjerësisht si kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qëndrimeve të Luizit dhe mënyrës se si ai po e përfshin Kiarën në debatet e tij publike.
Ky reagim ka ndezur menjëherë rrjetin, me ndjekësit e ndarë në dy kampe: një pjesë që mbështet qëndrimin e Anaidit dhe vlerëson mbrojtjen që ai i bën Kiarës, dhe të tjerë që vijojnë të rreshtohen në krah të Luiz Ejllit.
Përplasja virtuale mes dy figurave të njohura pritet të ketë edhe reagime të tjera në vijim, duke qenë se çdo deklaratë e tyre shndërrohet shpejt në temë të nxehtë diskutimi në rrjetet sociale.


