Skip to content

E TRISHTE! Pas kengetarit kosovar, VDES dhe legjenda tjeter e muzikes (DETAJET)

Këngëtari Chris Rea, i njohur për hite të tilla si “Driving Home For Christmas”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, njoftoi një zëdhënës i familjes së tij.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur zëdhënësi i familjes së tij, raporton BBC.

“Me hidhërim të madh njoftojmë vdekjen e Chris-it tonë të dashur. Ai ndërroi jetë në paqe në spital më herët sot, pas një sëmundjeje të shkurtër, i rrethuar nga familja e tij”, thuhet në deklaratë.

Related article  Sondazhi nxjerr “fituesin” e bashkisë së Tiranës, ja kush kryeson

Chris Rea ka qenë sinonim i sezonit të festave që nga publikimi i hitit “Driving Home for Christmas” në vitin 1986.

Sipas faqes së tij zyrtare të internetit, kënga “tregon historinë e një udhëtari të lodhur që kthehet në shtëpi, një moment ngrohtësie, humori dhe fryme festive që nuk e ka humbur kurrë magjinë e tij”.

Falë ndryshimeve të rregullave në vitet e fundit, kënga është rikthyer shpesh në top listat në dhjetor, duke arritur numrin 30 në top listat e Krishtlindjeve këtë vit.

Related article  Ngjarja në Velipojë Vjen reagimi i papritur nga mbesa e gjyshit – Me VIDEO

Po ashtu sot Është ndarë nga jeta këngëtari shqiptar, Shemsi Krasniqi, i cili për të gjithë njihet si “Shemi”, vokalisti i grupit legjendar “Ilirët”.

Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga mediat në Kosovë.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij, por sipas Klan Kosovës, trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dragodan, në mesnatë.

Related article  Zbulohet prapaskena, kush është kandidatja që Shkëlzen Berisha po përgatit fshehurazi për ta vendosur…

Krasniqi ishte një nga zërat më të dashur dhe më ikonikë të muzikës shqiptare, njeriu që i dha jetë këngës që u bë simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”.

Me zërin e tij karakteristik, ai arriti të lidhte gjenerata të tëra me traditën dhe kulturën muzikore shqiptare, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në muzikë.

Published inShowbizz