Skip to content

Nje ngjarje e rende ne autostrade

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në një autostradë në ishullin indonezian të Java-s, njoftuan autoritetet e emergjencës.

Sipas Budionos, kreut të agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, autobusi i transportit publik ishte nisur nga Xhakarta drejt Yogyakarta-s kur, gjatë marrjes së një kthese me shpejtësi të lartë, u përplas me një barrierë sigurie dhe u përmbys.

Related article  VIDEO/ Tmerrohet Vuçiç, makina shpërthen teksa ishte në levizje skëterrë

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të transportuar viktimat në spitalet më të afërta. Hetimet për shkaqet e plota të aksidentit kanë nisur.

Related article  Berisha publikon VIDEON tronditëse: Shikoni çfarë ndodhi në zgjedhje!

Aksidentet rrugore mbeten një problem serioz në Indonezi, ku infrastruktura, gjendja teknike e mjeteve dhe respektimi i rregullave të qarkullimit shpesh përmenden si faktorë rreziku

Related article  Ju erdhi dita dhe juve/ Këto 3 shenja në muajin e prill do të pasurohen! Ja sa lekë do të…

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në rrugët me qarkullim të lartë.

Published inLajme