Skip to content

VIDEO/ “Janë rregjistruar takimet sekrete të Agasit në vilë”, Shehaj

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar me një video-mesazh në rrjetet sociale pas daljes së përgjimeve të reja nga dosja e SPAK-ut, ku në qendër të hetimit del emri i Ergys Agasit që regjistronte takimet që bënte në vilën e tij.

Shehaj deklaron se përgjimet e SPAK tregojnë se Agasi regjistronte sistematikisht takime me ministra, deputetë, zyrtarë të lartë, biznesmenë dhe eksponentë të krimit të organizuar, duke e përshkruar atë si nyjën kryesore për manipulimin e tenderave dhe. Shehaj thekson se Agasi është “bankomatii” i kryeministrit Edi Rama.

Related article  Çuditen banorët, Rozana “zhduket” për disa orë nga shtëpia e BB: “Kujdes mikrofonin…”(Video)

Shehaj deklaron se Ramës tani i ka mbetur vetëm një mundësi, të arratiset nga Shqipëria.

“‘Kjo kushton 2 milionë, do të bëjmë 4 milionë. Kjo tjetra kushton 30, do ta bëjmë 60.’

Related article  Tragjedi ne Shqiperi, një viktimë dhe 8 te djegur rende nga flaket, ne rrezik shtate fshatra dhe qindra banore

Këto dalin nga dosja e SPAK-ut. Ergys Agasi regjistronte çdo takim që bënte me ministra, me deputetë, me zyrtarë të lartë, me biznesmenë, me eksponentë të krimit të organizuar. Çdo gjë e regjistruar. Dhe këto regjistrime janë pjesë e dosjes së SPAKut. Praktikisht Ergys Agasi ishte bankomati i Edi Ramës. Kishte mundësi të manipulonte çdo lloj tenderi. Çdo gjë kalonte nëpërmjet atij.

Related article  Sali Berisha po ndiqet nga një mjek italian, në gjendje të keqe shëndetësore, ja semundja e tij, cfare fsheh 'fuqia e tij'

Tani Edi Ramës, pasi i kanë dalë këto përgjime, i ka mbetur vetëm një mundësi. Të arratiset nga Shqipëria.” – u shrpeh Agron Shehaj në një video-reagim në rrjetet sociale.

Published inShowbizz